Kantoni i Gjenevës gjatë këtij viti do të kalojë për herë të parë numrin prej 500 mijë banorësh. Vitin e kaluar, popullata e këtij kantoni qe shtuar për 8000 banorë duke arritur në diçka më shumë se 490.000 sish, shkruan srf.ch.
Me arritjen e shifrës prej gjysmë milioni, Gjeneva realizon shkallën më të madhe të rritjes që nga vitet `60 të shekullit të kaluar.
Siç konfirmon drejtori për siguri dhe ekonomi i Kantonit të Gjenevës Pierre Maudet, tri të katërtat e kësaj rritjeje i referohen migracionit.
Po ashtu rritje të madhe ka shënuar edhe numri i punëtorëve ndërkufitarë nga Franca. Aktualisht janë afër 100 mijë shtetas francezë që kanë lejen e Gjenevës për kalimin e kufirit.