Kantoni i Bernës dëshiron të kursejë energji, duke ulur temperaturat e dhomës dhe duke hequr dritat e panevojshme në shkolla, përcjell albinfo.ch.
Temperatura në klasa, dhoma leksionesh, dhoma studimi, biblioteka, tualete dhe dushe duhet të kufizohet në 20°C.
Sallat me shumë qëllime, sallat sportive dhe gjimnazet duhet të ngrohen në maksimum 17°C. Ngrohësit privatë janë të ndaluar. /Albinfo.ch