Parlamenti ka hapur rrugën për një ndryshim në sistemin fiskal kombëtar që synon kompensimin në dallimet nga të ardhurat midis 26 kantoneve të vendit.
Dhoma e Përfaqësuesve ranë dakord të hënën për t’i dhënë rajoneve urbane, duke përfshirë Cyrihun, Gjenevën, Bazelin dhe Zugun, një reduktim derisa zonat rurale dhe sidomos malore po humbasin të ardhurat deri në 500 milionë dollarë çdo vit.
Përkrahësit e reformës argumentuan se qytetet, me popullsinë e tyre në rritje, kanë një barrë më të madhe financiare sesa zonat rurale, sidomos shpenzimet për mirëqenien, arsimin dhe kujdesin shëndetësor, përcjell albinfo.ch.
26 kantonet do të përcaktojnë normat e tyre tatimore, ndërkohë që më shumë se 2.200 komuna mund të vendosin tatime bazë shkallës themelore tatimore të kantonit.