Në ditën e zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, në Qendrën Korrektuese në Dubravë të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 538 nga 728 të burgosur.
Votimi për zgjedhjet e Kosovës ka nisur rreth orës 9:40, transmeton albinfo.ch.
Ndryshe, bëhet e ditur se një numër i të burgosurve nuk kanë pasur mundësi të votojnë pasi nuk kanë pasur dokumente identifikimi.