Pak minuta para orës 19:00, kur u shënua edhe zyrtarisht mbyllja e procesit të votimit, ka mbërritur ngarkesa e fundit e votave të diasporës.
Ngarkesa e aeroplanit të fundit me votat e diasporës tashmë ndodhet në ambientet e Parkut Olimpik, raporton TCH, përcjell albinfo.ch.
Numërimi i votave të diasporës do të nisë në momentin që të nisë numërimi në qarkun përkatës, qark të cilit i përkasin këto fletë votimi.