Kancelarja gjermane, Angela Merkel, feston sot 66-vjetorin. Duke zbatuar protokollin e sigurisë, me maskë dhe duke respektuar masat e distancimit social, u paraqit ajo në samitin e BE-së të mbajtur në Bruksel, ku u diskutua edhe për Fondin e Rimëkëmbjes dhe buxhetin e BE-së për 2021-2029.
Në një foto të publikuar në Instagram nga vetë kancelarja, ajo shfaqet me kryeministrin portugez, Antonio Costa, i cili gjithashtu ka ditëlindjen dhe mbush 59 vjeç.