Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, do të udhëtojë nesër në Rusi për të takuar presidentin Vladimir Putin.
Kështu ka pohuar një zëdhënës i Qeverisë austriake, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.
“Ai po shkon atje pasi ka informuar Berlinin, Brukselin dhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, për të inkurajuar dialogun”, tha një zëdhënës i Nehammerit.
Theksojmë se kjo është vizita e parë në Moskë e të parit të Qeverisë së Austrisë pas agresionit rus në Ukrainë.
Kujtojmë se Nehammer ishte dje (e shtunë) në kryeqytetin ukrainas, Kiev, ku u takua me presidentin Volodymyr Zelensky.
Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe sot me bombardime, duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.