Ishulli shkëmbor Hans është i pabanueshëm dhe në mes të asgjëje. Megjithatë është e kontestuar mes Danimarkës dhe Kanadës prej disa dekadash. Të dy shtetet kryen demarkacionin në 1973 ku Grenlanda i mbeti danezëve, kurse ky ishull ishte pikërisht në vijë kufitare.
Në 1984 ishullin e vizitoi ministri danez për Grenlandën, ku krahas flamurit danez, vendosi edhe një mbishkrim „Welcome to the danish island“ („Mirë se erdhët në ishullin danez“). Përpara largimit aty u vendos edhe një shishe raki.
Por edhe autoritetet kanadeze patrullojnë ishullin dhe si për inat, çdo herë kur ata ndodhen atje largojnë flamurin danez dhe rakinë, duke e zënvendësuar me flamurin kanadez dhe uiskin kanadez.
Danezët e kërkojnë me ngulm ishullin duke theksuar se mos vallë emri “Hans” ju tingëllon si kanadeze. Verës 2018 dy shtetet kanë krijuar një grup ekspertësh për të diskutuar fatin e ishullit. Mbase ajo edhe mund të ndahet. Një mundësi tjetër është që ishulli të kthehet në park kombëtar dhe nën administrimin e Grendlandës. Sipas disa ekspertëve zgjidhja përfundimtare mund të gjasë deri në 10 vjet.