Bestare Kicaj, lindur dhe rritur në Cyrih të Zvicrës është shumë afër që të bëhet femra e parë shqiptare, që garon në kategorinë më të lartë të arteve marciale, të njohur si UFC.
29-vjeçarja synon që të arrijë majat e sporteve luftarake. Bestarja tregon për arsyet pse e ka zgjedhur për të luftuar në artet e përziera marciale, ku aktualisht është shqiptarja e vetme në këtë sport, raporton “KTV”.
Kicaj edhe përkundër humbjes në ndeshjen e fundit, nuk e ka ndërmend të ndalet dhe se është duke u përgatitur për sfidat e radhës.
Në turneun humanitar, të zhvilluar të shtunën në Prishtinë, Bestare Kicaj ishte planifikuar të luftonte para tifozëve kosovar, por kundërshtarja e saj nuk kishte ardhur shkaku i lëndimit.
https://web.facebook.com/sportiktvzyrtare/videos/1430867816966305/