Kampioni i peshëngritjes në Australi ka demonstruar sërish fuqinë impresionuese duke thyer një rekord të Librit të Rekordeve “Guinness”.
Mike Caroll ka arritur të ngrejë 4080 kilogramë në Canberra të Australisë, për të fituar titullin e Peshës më të rëndë të ngritur në dy minuta në ngritje të peshës.
Duke përdorur një hekur dhe disqet nga 20 kilogramë secila, 47-vjeçari arriti të bënte 68 runde për 1 minutë e 57 sekonda për të arritur cakun e 4000 kilogramëve.
Për të arritur këtë sukses, Mike, ka treguar se ka ushtruar katër muaj dhe ishte bërë gati për tentimin e thyerjes së rekordit me nga tri herë ushtrime në javë.
https://www.youtube.com/watch?v=XAWRtxNZV0Y