Baseli nuk e ka filluar sezonin mirë dhe nga gjashtë ndeshjet e para në Kampionatin zviceran, ka tri fitore, dy barazime dhe një humbje.
Në ndeshjen e fundit ka barazuar me Sionin 1:1. Ky barazim e mban Baselin në vendin e tretë, me një pikë më pak se Zurichu lider, kurse edhe Young Boys ka 11 pikë.
Dy futbollistët shqiptarë, Ermir Lenjani dhe Burim Kukeli u paraqitën titullarë për Sionin, ashtu si edhe Taulant Xhaka për Baselin. Xhaka u ndëshkua me karton të verdhë dhe u zëvendësua në minutën e 76-të të takimit.