Kampioni i botës në WBU, Tefik Bajrami më 27 korrik në palestrën e sporteve “Hakif Zejnullahu” do të mbajë trajnim, raporton albinfo.ch.
Ky trajnim mbahet në bashkëpunim me klubit e boksit Llapi. Trajnimi fillon nga ora 19:00 dhe do të zgjat deri në ora 20:30.
Siç ka njoftuar vetë boksieri shqiptar, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, në këtë trajnim do të kenë mundësi për të mësuar teknikat e boksit drejtpërdrejtë nga mjeshtri i boksit llapjan.
Ai i ka ftuar të gjithë që të vijnë në numër sa më të madh më 27 korrik në Podujevë.
