Milot Rashica është ylli më i madh shqiptar për momentin në botën e futbollit.
Paraqitjet e jashtëzakonshme të tij kanë bërë që ai të kërkohet nga shumë skuadra evropiane.
Madje, njëra ndër to është edhe Liverpooli. Skuadra kampione e Evropës po e kërkon yllin e Kosovës, sipas të përditshmes gjermane “Bild”.
Rashica shihet si zëvendësues i treshes magjike të sulmit, Salah-Mane-Firmino.
Rashica ka klauzolë 38 milionë euro me Werder Bremen, por Liverpooli është shprehur i gatshëm që ta paguajë këtë shifër.
Nëse do e shesë për 38 milionë euro, Rashicën për Werder Bremen do të ishte një rekord në historinë e klubit.