Është bërë e ditur se Joshua ka triumfuar në meçin ndaj bullgarit Pulev, meç ky i zhvilluar në arenën “Wembley”, transmeton albinfo.ch.
Boksieri britanik ka nokautuar Pulevin në raundin e nëntë, duke mbrojtur titujt e tij në kategoritë IBF, WBA, WBO dhe IBO.
Britaniku me këtë fitore numëron 25 meçe, ku ka 24 fitore dhe një humbje, ndërsa 22 prej tyre i ka mbyllur me nokaut. /Albinfo.ch