Që nga ora 16 e pasdites në territorin e Kosovës nuk po lejohet të hyjnë kamionët që sjellin mallëra nga Serbia.
Ky vendim, i cili ende nuk është bërë publik nga Qeveria e Kosovës, vjen pas kidnapimit të 3 policëve të Kosovës nga ana e Serbisë, shkruan albinfo..ch.
Mediat në Kosovë raportojnë se në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë në Merdar të gjithë kamionët janë ndaluar dhe nuk po lejohet të hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës.
Ndërsa Ministria e Jashtme u ka bërë thirrje shtetasve të Kosovës që të shmangin udhëtimet nëpër territorin e Serbisë.

