Një kamerë e vendosur në trupin e një ariu polar, ka regjistruar pamje interesante të një ditë të zakonshme të tij.
Pamjet e siguruara nga biologu Anthony Pagano dhe Instituti Amerikan i Gjeologjisë, ishin pjesë e një hulumtimi për sjelljen e arinjve polarë dhe mënyrën e të ushqyerit, përcjell albinfo.ch.
Kamerat ishin të vendosura në dhjetë kafshë në një interval kohor prej disa vjetësh.
Sipas hulumtuesve, asnjë ari nuk është lënduar gjatë procesit të filmimit.