Një video e rrëshqitjes së dheut është regjistruar nga kamerat e sigurisë nga një biznes në Bondo të Zvicrës, shkruan ‘popularmechanics.com’.
Është pothuajse e habitshme që ato kamera shpëtuan, pasi siç shihet edhe në video, pothuajse gjithçka është shkatërruar nga vala e baltës që kalonte nëpër fshat, duke rrëzuar ndërtesa të tëra dhe shtëpi, që nga themelet, përcjell albinfo.ch.
Në fushën e fatkeqësive natyrore, rrëshqitjet nuk marrin aq vëmendje sa uraganet apo tërmetet, megjithatë, siç shihet edhe nga kjo video, ato mund të jenë po aq katastrofike.