Shqiptarët në diasporë vazhdojnë të jenë të suksesshëm në fusha të ndryshme, si në sport, kulturë, shëndetësi, politikë etj.
Edhe në Zvicër është numri i madh i shqiptarëve që janë mirë të integruar në shoqërinë zvicerane.
Kamer Zymberi nga Gjilani, i cili jeton në Zvicër, ka vendosur të kandidojë për Këshillin e përgjithshëm në Martigny, shkruan albinfo.ch.
“Në zgjedhjet e ardhshme komunale jam kandidat për këshilltar në Këshillin e përgjithshëm në komunën e Martigny. Gjithashtu javën e kaluar si zëvndësues i njërit nga këshilltarët të përgjithshëm, i cili ka vendosur ta braktis këtë funksion, jam emëruar këshilltar i përgjithshem për këtë mandat. Me këtë rast dëshiroj të falënderoj siqerisht PLR dhe kryesinë e saj për besimin e dhënë”, ka shkruar ai në Facebook, duke shtuar:
“Po, me kënaqësinë më të madhe dhe me krenari kam vendosur të angazhohem edhe më shumë me qëllim që të jap kontributin tim në qytetit e zemrës, i cili më mirërpriti para 11 vjetëve.
Nuk është rastësi që kam vendosur të vazhdoj me PLR, e kam zgjedhur këtë parti, sepse besoj në programin e saj, në angazhimin e pafund në shërbim të qytetarëve të saj dhe në vlerat e saja.
Fushata se ka filluar dhe shpresoj ta takoj çdonjërin dhe çdonjërën nga ju, për një moment rasti rreth një gote”.