Përfaqësuesja e Zvicrës U21 në futboll ka siguruar një pikë kundër Anglisë U21, në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në kampionatin Evropian.
Sulmuesi shqiptar Florian Kamberi i ka siguruar një pikë Zvicrës, që ishte në disavantazh ndaj Anglisë, e cila kishte kaluar e para në epërsi. Kamberi e ka shënuar golin në minutën e 76-të.
Në radhët e Zvicrës u paraqit edhe mesfushori shqiptar Florent Hadergjonaj.