Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pritur sot në një takim përfaqësuesit politikë shqiptarë të Luginës së Prehevës duke i inkurajuar ata që të regjistrohen.
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka shkruar për takimin që ai dhe përfaqësuesit tjerë të Luginës së Preshevës e patën me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Sipas Kamberit, koordinimi i politikës shqiptare është “rruga e vetme e mbrojtjes së interesave shqiptare në Luginë.“Në takim me Presidenten e Republikës së Kosovës, SH.S. Vjosa Osmani, biseduam per procesin e regjistrimit të popullsisë, diskriminimin dhe domosdoshmërinë e përfshirjes së Luginës së Preshevës ne bisedimet me Serbisë”, ka shkruar Kamberi.“Koordinimi i politikës shqiptare në Luginë të Preshevës me institucionet e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë është rruga e vetme e mbrojtjes së interesave shqiptare në Luginë”, ka shkruar ai.