Kaltrina Abdili është një shembull i mirë për të gjithë të rinjtë dhe të rejat shqiptare, transmeton albinfo.ch.
Ajo ka lindur dhe është rritur në Zvicër. Ka përfunduar studimet master në Universitetin e St.Gallenit dhe vazhdon doktoraturën me temë “Contactless Customer Experience”.
Kaltrina ka nje eksperiencë tetë vjeçare në industrinë farmaceutike me përvojë në trajtimin e tregut global farmaceutik Hoffmann La-Roche, transmeton tutje albinfo.ch.
Kaltrina premton se do të bëjë të gjitha përpjekjet që edhe doktoraturën ta përfundojë me sukses maksimal. /Albinfo.ch