Skip to content

Kalon shifra mbi 1.5 milion testime në Zvicër

Mbi 1.5 milion testime ka kryer Zvicra për Covid

Rreth 1.5 milion testime janë kryer në Zvicër që nga fillimi i pandemisë. Të dhënat e fundit tregojnë se ky shtet që nga fillimi i pandemisë e deri tani ka bërë 1,516,021 testime, transmeton albinfo.ch.

Situata pandemike në Zvicër, ka shënuar rritje të infektimeve në muajin tetor, por pavarësisht kësaj, situata është e mirëmenxhuar, disa kantone kanë vë masa ndaj pandemisë Covid-19.

Nga numri total i testimeve, 65,881 persona kanë dalë të infektuar me koronavirus.

Sidoqftë, përkundër të prekurve, të dhënat e fundit tregojnë se numri i të shëruarve në Zvicër është rritur dukshëm në këto ditët e fundit. Gjatë kësaj jave, në Zvicër janë raportuar se numri i shërimeve ka arritur në 49,800 persona, transmeton tutje albinfo.ch.

Duke qenë se shifra zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, që në fillim ishin pozitivë në testin e bërë, dhe më pas janë rikuperuar, është ngritur, këtë e tregon edhe “Worldometers”, e cila publikon në kohë reale të dhëna nga koronavirusi, shkruan albinfo.ch.