Pas disa orësh, mungesë deputetësh e shtyerje të seancës së sotme e cila është konsideruar si e jashtëzakonshme, u miratua rezoluta e PSD-së në lidhje me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe formimin e ekipit negociator të këtij dialogu.
Përfaqësuesit e grupeve parlamentare të koalicionit PAN e kanë mbështetur rezolutën e PSD-së në tërësi.
Rezoluta kaloi me 59 vota për, asnjë kundër dhe dy abstenime.
Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk morrën pjesë në këtë seancë,
LDK dhe LVV e kanë quajtur avanturë të re procesin e krijimit të grupit negociator, ndërsa e ka quajtur PSD-në partiturë të Presidentit Thaçi.