Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 929 pacientë janë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme.
Në raportin e SHSKUK-së thuhet se janë 723 të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 688 me oksigjeno-terapi dhe 35 në gjendje të rënduar shëndetësore.
Në QKUK, 333 pacientë janë të shtrirë, 297 prej tyre Covid-19 pozitivë, 273 me oksigjeno-terapi.
Klinika Infektive, 125 pacientë;
Klinika e Pulmologjisë, 51 pacientë;
Klinika e Pediatrisë, 13 pacientë;
Klinika e Gjinekologjisë, 20 pacientë;
Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 92 pacientë;
Klinika Infektive 3 (Interno), 28 pacientë;
Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 596 pacientë, 426 prej tyre Covid-19 pozitivë, 415 me oksigjeno-terapi.
Spitali i Prizrenit, 118 pacientë;
Spitali i Gjakovës, 121 pacientë;
Spitali i Pejës, 140 pacientë;
Spitali i Gjilanit, 110 pacientë;
Spitali i Mitrovicës, 22 pacientë;
Spitali i Vushtrrisë, 15 pacientë;
Spitali i Ferizajt, 70 pacientë.