Shteti i Eritreas dyshohet se është duke praktikuar marrjen e tatimeve te shtetasit e vet në Zvicër, veprim ky që dyshohet të jetë ilegal. Për të sqaruar gjendjen rreth kësaj, Zyra Fderale e Policisë ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Federale.
Ajo që dyshohet është se Ambasada e Eritresë në Gjenevë u kërkon dhe ua merr shtetasve të vet në Zvicër nga 2 për qind të te ardhurave të tyre.
Policia Federale e ka hetuar këtë rast prej më shumë se një viti dhe në këtë kontekst ka marrë në pyetje edhe përfaqësues të ambasadës në fjalë
Padia e ngritur do të duhej të sqarojë nëse marrja e taksave nga një shtet i huaj në territorin zvicean është veprim i ndaluar ose jo.