Turistët në fshatin malor Gya në Kashmirin indian mund të shijojnë pije të nxehta dhe të hanë ushqime tradicionale brenda një skulpture prej akulli që është kopje e një vendi meditues. Struktura e akullt është një formë popullore për të ruajtur ujin në formë akulli në qytetet malore.
“Më pëlqen. Sot ishte hera e parë në jetën time që jam ulur në një kafene të akullt dhe kam pirë çaj. Ky koncept ndihmon ndaj krizës për ujë. Përveç kësaj, është një mënyrë e mirë për të promovuar turizmin dimëror”, ka thënë turisti Tsewang Rigzin.
Pronari i kafenesë “Ice Cafe” ka thënë se “lokali” i tij pasi të shkrihet, do të përdoret për të ujitur barërat në fshat dhe mjetet që fitohen nga shitja e tyre shërbejnë për të financuar pelegrinazhin e 90 të moshuarve. Këto forma të akullit krijohen nga banorët dhe mund të gjenden në tërë Ladakhun, një zonë e ftohtë e Kashmirit.