Autoritetet në Prishtinë kanë vendosur që sivjet Çmimi Ndërkombëtar “Letërsia Shqipe” t’i jepet shkrimtarit më të shquar shqiptar, Ismail Kadare, për kontributin e madh dhënë letërsisë shqipe dhe asaj botërore. Vendimin e ka marrë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala pas një konsultimi me Këshillin kosovar të Librit.
Ky çmim i veçantë, jepet për personalitet, të cilët, me veprën e tyre, kanë ushtruar një ndikim esencial në emancipimin e shoqërisë, ngritjen dhe vetëdijesimin e përgjithshëm për vlerat emancipuese, me theks të veçantë, përmes fushës së letërsisë, duke ndikuar kështu në njohjen e saj në përmasa ndërkombëtare.
Çmimin në fjalë ka vlerë monetare 10 mijë euro, dhe u jepet personaliteteve, shtetas të Republikës së Kosovës, Shqipërisë, apo ndonjë shteti tjetër, që kanë dhënë kontribut të çmuar për letërsinë shqipe. Ky çmim, sipas Rregullores, jepet nga ministri kosovar i Kulturës, në bashkëpunim me Këshillin e Librit.
Ministri Kujtim Shala e vlerësoi se laureati Ismail Kadare, e vë këtë çmim në një standard të lartë ndërkombëtar.
“Ky çmim, si i tillë, do të jetë një ndihmesë për pranimin, njohjen dhe afirmimin e mëtejmë të letërsisë shqipe”, tha Shala, sipas të cilit, një çmim dhe vlerësim i tillë i ka munguar letërsisë shqiptare. Ceremonia e solemne do të zhvillohet në Prishtinë, njofton Ministra e Kulturës nëpërmjet një komunikate për media.