Përbërësit:
• 150 gr gjalpë (margarinë),
• 200 gr arra (të bluara ose të coptuara)
• 500 gr kadaif.
Përgatitja:
E hapim kadaifin në tepsi dhe mbi të hedhim gjalpin (të shkirirë ). Më pas e fusim në furrë me temperaturë 140°C, derisa të piqet.
Gjatë kohës së pjekjes e përgatisim sherbetin e kadaifit. Pasi të piqet, i hedhim arrat. Duhet të kemi kujdes, sherbetin e hedhim pasi të ftohet kadaifi, në mënyrë që të mos qulloset.
Përbërësit e sherbetit për kadaif:
• 700 ml ujë
• 1 kg sheqer
• Gjysmë limoni
Koha e zierjes së sherbetit, 5 minuta.
Ju bëftë mirë!
