Pak kabinat publike të mbetura fshehin një sekret, të gjitha telefonatat brenda Zvicrës janë falas.
Dikur në vend kishte mbi 3500 stenda, por tani janë 89. Shumica e tyre në Cyrih.
Ata janë në pronësi të një kompanie të re, e cila fiton para prej tyre si billboard, e drejtuar me emrin Telecab2000. Por çdo telefonatë zvicerane prej tyre është falas.
Por kompania thotë se shumë pak njerëz bëjnë më telefonata prej tyre, transmeton albinfo.ch.
Swisscom i kërkohej me ligj që të mirëmbante kabinat e telefonit – por ajo u lirua nga kjo më 2016.
Nuk ka asnjë në zonat frëngjishtfolëse, por nëse i gjeni në Cyrih, Bazel, Biel, Aarau dhe Sankt Gallen – mund t’i përdorni për të bërë një telefonatë falas brenda Zvicrës.