Ka vdekur mbrëmë Fidel Castro, lideri revolucionar i Kubës, i cili e ka udhëhequr vendin e tij me regjim komunist për afro gjysmë shekulli.
“Komandanti suprem i revolucionit kuban ka vdekur mbrëmë”, ka thënë presidenti aktual, Raul Castro, në televizionin kombëtar.
Presidenti Raul, që është i vëllai i Fidel Castros, tha se ai do të varroset sot sipas dëshirës së tij.
Fidel Castro, ishte tërhequr pak vite më parë nga posti i presidentit të cilin e kishte mbajtur afër 50 vjet. Këtë e kishte bërë pë shkaqe shëndetësore ndërsa vendin e tij e kishte zënë i vëllai, Raul Castro.