Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka njoftuar se sot ka pritur delegacionet e ekspertëve për takimin e parë të Grupit të Punës për targat.
Ai ka thënë se grupi do të kryesohet nga këshilltarët e tij dhe do të kenë takime rregullisht.
“Këtë mëngjes në Bruksel mirëprita delegacionet e ekspertëve për takimin e parë të Grupit të Punës për targat, siç ishte rënë dakord më 30 shtator. Grupi i kryesuar nga këshilltarët e mi do të takohet rregullisht. Unë besoj se ata do të paraqesin gjetje konkrete për 6 muaj”, ka shkruar ai në Twitter.