Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka njoftuar se sot ka ndërruar jetë akademiku dhe shkruesi i Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, Shyqri Nimani.
Vepra dhe jeta e tij është nderuar me një minutë heshtje edhe nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Kryeparlamentari Konjufca ka thënë se akademiku Shyqri Nimani ka pasur karrierë të bujshme dhe pas vetes ka lënë gjurmë të thella artistike.