Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se më datën 16.04.2020 pas një sëmundje të rëndë në moshën 65 vjeçare ndërroi jetë më e dashura jonë, Nazmije Myrtaj.
Për shkak të situatës së jashtëzakonshme pandemike, varrimi i të ndjerës bëhet më datën 20.04.2020 (E hënë, 10:00h) në varrezat e qytetit të Biel/Bienne të Kantonit të Bernës, Zvicër.
Po ashtu për këtë shkak, varrimi do të bëhet vetëm në praninë e rrethit të ngushtë familjar.
Zoti e shpërbleft me xhehnet, e qoftë i përjetshëm kujtimi për më të dashurën tanë!