Ka dështuar edhe përpjekja e 27-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Sërish nuk ka pasur kuorum për formimin e Komisionit për zhvillimin e votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
50 deputetë votuan pro këtij komisioni, asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim. Që nga hapja e seancës konstituive më 15 prill, kandidatja e Vetëvendosjes për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, ka dështuar të zgjidhet gjashtë herë radhazi, ndërkaq të enjten dështoi për herë të 19-të formimi i Komisionit për votimin e fshehtë.