Juventusi ka marrë vendim për të ardhmen e futbollistit kosovar Edon Zhegrova, i cili pritet të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të verës, përcjell albinfo.ch.
Sipas raportimit të gazetës italiane “Corriere dello Sport”, Zhegrova nuk është pjesë e planeve të stafit teknik dhe drejtuesit e klubit janë të gatshëm ta lirojnë atë në muajt e ardhshëm.
Po sipas kësaj gazete, Juventusi kërkon rreth 13 milionë euro për transferimin e sulmuesit anësor.
Zhegrova ka pasur hapësirë të kufizuar te Juventusi që nga transferimi i tij nga Lille vitin e kaluar, duke mos arritur të sigurojë një rol të rregullt në formacion.
Interesim për shërbimet e tij së fundmi ka shprehur klubi turk Trabzonspor, ndërsa në garë për transferimin e kosovarit është edhe skuadra franceze Marseille.
Sa i përket paraqitjeve, Zhegrova me fanellën e Juventusit ka zhvilluar 16 ndeshje në Serie A, duke luajtur gjithsej 326 minuta. Në Ligën e Kampionëve ai ka regjistruar 6 paraqitje me 143 minuta, ndërsa në Kupën e Italisë ka luajtur 16 minuta në dy ndeshje./Albinfo.ch