Në kuvendin që ka mbajtur të shtunën në Chur, organizata e të rinjve socialistë JUSO është shprehur për herë të parë pro hyrjes së Zvicrës në Bashkimin Evropian. Por vetëm nëse plotësohen disa kushte.
“Vetëm braktisja nga ana e BE-së e parimeve çnjerëzore neoliberale” mund të garantojë se hyrja në BE nuk do të detyrojë Zvicrën të heqë dorë nga të arriturat e saj demokratike dhe sociale”, kanë thënë delegatët e JUSO-s. Dhe, për të realizuar një gjë të tillë, socialistët e rinj duan të angazhohen për një program socialdemokrat në nivel të Evropës.
Vendimi i JUSO-s për të dalë me këtë proklamatë ka shkaktuar edhe kontestime brenda delegatëve.