Kreu i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker i shoqëruar nga eurokomisioneri për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Hahn po qëndrojnë për një vizitë në Shkup ku kanë prezantuar “Strategjinë” e Bashkimit Evropian për zgjerim.
Në një konferencë të përbashkët Junker nuk deshi të flasë për çështjen e emrit duke thënë se ajo është një çështje që duhet të zgjidhet nga vet Maqedonia dhe Greqia. Kreu i Komisionit Evropian shtoi se Maqedonia kohëve të fundit ka bërë shumë reforma të cilat kanë habitur botën.
Nga ana tjetër kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev u shpreh i bindur se në qershor Maqedonia do i nis bisedimet për integrim në BE, duke shtuar se kanë mbetur edhe pak kushte për të plotësuar për një vend historik për Maqedoninë.