“Vizitorët vendas janë dyfishuar, duke arritur në mbi 30 mijë, ndërsa turistët e huaj janë shtuar me 25 për qind në krahasim me një vit më parë, duke shkuar në 53 mijë.
Në Durrës, numri total i pushuesve është 50 për qind më i lartë se ai i një viti më parë. Pjesa dërrmuese e tyre janë vizitorë vendas. Rritje me 50 për qind të vizitorëve raportoi edhe veriu”, bëhet e ditur në raport, transmeton Albinfo.ch.
Ndërsa jugu i vendit pati më pak turistë vendas dhe një shtim të të huajve. Në total, rritja ishte me rreth 2 mijë turistë më shumë se korriku i vitit të kaluar.