Të enjten e kaluar ata kishin penguar masivisht një operacion policor në Postplatz, në Plauen. Një video e incidentit që të dielën u shfaq në rrjetet sociale, ka shkaktuar zemërim dhe thirrje për veprim më të ashpër të policisë, përcjell albinfo.ch.
Shkaku ishte arrestimi i një libiasi 23-vjeçar. Përkundër ftesës gjyqësore nga Gjykata rajonale e Plauenit, nga e cila akuzohej për ngacmim seksual, ai nuk i ishte përgjigjur ftesës. Dy policët shkuan në Postplatz ku dyshonin se mund ta gjenin të dyshuarin.
Pas futjes së tij në patrullën policore, shtetasi 38-vjeçar maqedonas filloi të protestonte dhe të filmonte policinë me telefonin e tij celular. Kur një nga oficerët u përpoq ta ndalonte atë, maqedonasi u zemërua pa masë dhe filloi të ecë në drejtim të policëve. Libiasi 21-vjeçar dhe bashkëpunëtori i tij kroat gjithashtu sulmuan policinë. Këta pësuan lëndime të lehta dhe është dashur të përdorin gaz lotsjellës për t’u mbrojtur.
Ndërkohë, libiasi 23-vjeçar i arrestuar, u largua vetura policore. Me ndihmën e përforcimit policor, më në fund situata u vendos nën kontroll dhe i dyshuari i arratisur sërish u arrestua.
Zëdhënësi i policisë në Plauen, Oliver Wurdak, ngjarjen e ka përshkruar si një “rast të jashtëzakonshëm”, shkruan “Junge Freiheit”, përcjell Albinfo.ch. Fakti që zyrtarët u sulmuan masovisht nga disa pjesëmarrës, ishte përjashtim absolut. Megjithatë, ata tani do të vlerësojnë operacionin për të përgatitur policët në të ardhmen më mirë në situata të tilla.