Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka zhvilluar bisedime në Kiev me presidentin e Ukrainës, Vlodomyr Zelensky.
Ambasada e Ukrainës në Londër postoi një foto të dy liderëve, duke u takuar ballë për ballë. Në foton e këtyre liderëve është mbishkrimi: “Surprizë”.
Kjo vjen një ditë pasi Johnson njoftoi armë me vlerë 100 milionë funte për Ukrainën, pas “bombardimit të pandërgjegjshëm” të refugjatëve në një stacion hekurudhor, shkruan BBC, përcjell Albinfo.ch.
Udhëheqësit e huaj kanë nisur të udhëtojnë në Ukrainë për të ofruar mbështetjen e tyre.
Kancelari austriak, Karl Nehammer dhe presidentja e BE-së, Ursula von der Leyen, kanë qenë në vend këtë fundjavë.
Surprise 😉 pic.twitter.com/AWa5RjYosD
— Embassy of Ukraine to the UK (@UkrEmbLondon) April 9, 2022