Sipas tij, marrëveshja e Prespës është e vetmja mënyrë që Maqedonia t’i bashkohet NATO-s.
Senatori Johnson, i cili është takuar me përfaqësues të qeverisë, ka theksuar rëndësinë e referendumit. “Është shumë e rëndësishme për Maqedoninë dhe Greqinë që të zgjidhin çështjen e emrit.
Kemi dy liderë të guximshëm, dy kryeministra, të cilët kanë qenë në një pozitë të vështirë. Ne sigurisht që duam ta mbështesim zgjidhjen e këtij problemi dhe kjo është mënyra e vetme që Maqedonia t’i bashkohet NATO-s”, ka thënë Johnson.
Senatori amerikan në mbrëmje do të qëndrojë në Prishtinë, ku do të ketë takime me presidentin Hashim Thaçi dhe me kryeministrin Ramush Haradinaj.