Boris Johnson u zotua të vazhdojë mbështetjen ushtarake për Ukrainën në një telefonatë me Volodymyr Zelensky këtë pasdite.
Johnson që nga fillimi i ofensivës ruse ka qenë ndër liderët më të zëshëm ndaj Rusisë.
“Kryeministri nënvizoi angazhimin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar për të punuar së bashku me partnerët ndërkombëtarë për të koordinuar mbështetjen për të forcuar vetëmbrojtjen e Ukrainës”, tha Downing Street në një deklaratë.
“Të dy liderët theksuan rëndësinë e vazhdueshme të sanksioneve në ushtrimin e presionit ndaj Putinit dhe ata dënuan sulmet e neveritshme ndaj civilëve të pafajshëm, pas bombardimeve të tmerrshme në Mariupol”, thuhet në deklaratë./BBC