Aktorët e njohur, Brad Pitt, Leonardo Di Caprio e Margot Robbie, kanë “pushtuar” festivalin e filmit në Cannes.
Regjisori i njohur Quentin Tarantino e solli ekipin e përbërë prej yjeve të Hollywoodit në premierën e filmit të tyre të ri, “Once Upon A Time … In Hollywood”, që u shfaq në kuadër të festivalit.
Ky filmi hyn në garë për çmimin kryesor të festivalit, “Palma e Artë”, ku konkurron krahas projekteve të disa regjisorëve të tjerë të suksesshëm si, Pedro Almodovar, Ken Loach dhe Abdellatif Kechiche, transmeton albinfo.ch.
Filmi i nëntë me radhë i Tarantinos, “Once Upon A Time … In Hollywood”, i cilësuar ndryshe si një himn i industrisë së filmit, konsiderohet të jetë një prej projekteve më të shumëpritura të këtij edicioni të festivalit.
Dhe, natyrisht, se premiera e tij u shndërrua në një gala mbrëmje, ku dominonte eleganca, glamuri dhe yjet e shumtë që e hijeshuan qilimin e kuq të shtruar në rivierën franceze.