Mijëra tifozë të Fiorentinas janë mbledhur sot në varrimin e ish-kapitenit të skuadrës Davide Astori.
Një numër i madh i fytyrave të famshme nga futbolli italian u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit mbrojtësit italian.
31-vjeçari vdiq në një hotel në Udine të dielën, pak orë para se që ishte planifikuar ndeshja me Udinesen në Serie A, transmeton Albinfo.ch.
Sipas hetimeve, shkak i vdekjes së tij ka qenë një sulm kardiak.
Të gjitha ndeshjet e fundjavës ishin shtyrë si shenjë respekti për mbrojtësin e njohur.