Qyteti i Gjenevës u ka dhënë dritën jeshile zonave të reja të notit në liqen pranë Jet d’Eau.
Pontonet do të vendosen pranë shatërvanit, bazuar në dizajnet që përdoren tashmë në rajonet gjermanishtfolëse – siç është ‘badi’ i Cyrihut.
Do të ketë dy pishina – 27 metra të gjata dhe 10 metra të gjera. Njëra do të jetë më e cekët për fëmijët, transmeton albinfo.ch.
Do të kushtojë 2.2 milionë CHF dhe do të jetë e hapur nga korriku.
Hyrja do të jetë 2 CHF.