Evropa nga sot do të ketë më shumë orë me diell, por edhe vranësira kalimtare. Sa i përket fushave termike, ato do të pësojnë rritje graduale në vlerat e maksimaleve, ndërsa minimalet do të mbeten rreth vlerave të zeros, shkruan albinfo.ch.
Nuk parashihet të ketë reshje të asnjë forme, të paktën për këto pesë ditë të parashikimit.
Mëngjeset e ditës së hënë dhe të marte paraqiten me ngrica të dobëta, por gjatë ditës grafiku i fushave termike do të shënojë rritje të dukshme.
Temperaturat minimale gjatë gjithë javës do të lëvizin ndërmjet -2 deri 3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-20 gradë celsius.
Dita e hënë do t’i shënojë vlerat e temperaturave më të ulëta, ndërsa dita e premte paraqitet si dita më e nxehtë me 20 gradë celsius. Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-5m/s.
Kjo situatë meteorologjike do të jetë e favorshme që situata biometeorologjike dhe agrometeorologjike të jetë e mirë. /Albinfo.ch
Zurich – temperatura maksimale 21 gradë

Vienna – temperatura maksimale 19 gradë

Berlin – temperatura maksimale 18 gradë

Kosovë – temperatura maksimale 18 gradë

Shqipëria – temperatura maksimale 20 gradë
