Mësohet se pas disa vjetësh, në Itali sërish do të mbahet ‘Java e filmit shqiptar’, përcjell albinfo.ch.
Kështu, shoqata “Arbëria” ka organizuar aktivitetin, ku çdo ditë do të jepet një film i suksesshëm shqiptar.
Thuhet se nga data 5 deri në 10 prill adhuruesit e filmit shqiptar në Bolzano do të kenë mundësi të ndjekin disa nga filmat më të suksesshëm të viteve të fundit.
Filmat në program janë:
Klithma – 05.04.2022
Babai – 07.04.2022
Kolona – 07.04.2022
Neverland – 08.04.2022
Hive – 09.04.2022
Tisa -10.04.2022
Kaseta – 10.04.2022
![]()