Mesfushori shqiptar, Ardon Jashari, debutoi me fitore për Milanin të dielën mbrëma.
Futbollisti shqiptar hyri në minutën e 66-të, në ndeshjen që Milani e fitoi kundër Barit me rezultat 2:0.
Ndeshja e luajtur në ” San Siro ” i takoi Kupës së Italisë, përcjell albinfo.ch.
Për Jasharin, i cili javë më parë iu bashkua Milanit për 37 milionë euro nga Clube Brugge, kjo është paraqitja e parë zyrtare.
Ndeshjen e dytë për Kupën e Italisë, Milani e luan ndaj Lecces.
