Futbollisti shqiptar, Adnan Januzaj edhe zyrtarisht është konfirmuar se këtë edicion do të huazohet në Sunderland nga Manchester United. Lajmi është konfirmuar nga dy klubet dhe nga dy trajnerët e dy skuadrave, shkruan albinfo.ch.
Januzaj do ta bartë fanellën me numrin 11. Skuadra angleze ka bërë publike numrat për sezonin e ri të Premierligës. Në këtë sezon te skuadra e Sunderlandit do të luajë edhe mesfushori nga Kosova, Adnan Januzaj, i cili u zyrtarizua si transferimi më i ri.
Me tu zyrtarizuar si futbollisti më i ri i skuadrës, ‘Macet e Zeza’ kanë zgjedhur edhe numrin fanellës së tij. Januzaj në sezonin 2016/17 do ta bartë fanellën me numrin 11, numër ky i preferuar nga mesfushori kosovar, pasi e barti edhe te Unitedi.
David Moyes e ka mirëpritur atë në Sunderland, derisa Jose Mourinho ka thënë se e pret atë edhe më të fortë. “Ne mendojmë se Adnan Januzaj është një lojtar i talentuar, por nëse do ishte në skuadër do të thoshte se nuk do të luante në shumë ndeshje”, ka thënë Mourinho.