Në janar 20.205 automobila janë vënë për herë të parë në qarkullim në Zvicër dhe Lihtenshtajn. Bëhet fjalë për 1805 më shumë se një vit më parë, siç njofton “Auto-Schweiz”.
Për më tepër, ishin shumë të popullarizuara automjetet dizel dhe ato 4x4l. Në një pjesë të tregut prej 44.1 për qind pothuajse çdo i dyti automjet i ri ishte i modelit 4×4. Motorët dizelë kanë arritur një pjesë të tregut prej 42.2 për qind.